Tragjedia me dy punëtorët, ISHP: Dy kompanitë në proces hetimi

Inspektoriati i Shtetëror i Punës ka reaguar për vdekjen e dy punëtorëve, të cilët u rrëzuan nga skela. Drejtori i Përgjithshëm, Arben Seferaj duke shprehur ngushëllimet për humbjen e jetëve të dy punëtorëve tha se janë në proces hetimi ndaj dy kompanive.

“Inspektorati i punës ka vlerësuar sektorin e ndërtimit si sektor me risk shumë të lartë për humbje jetë. Kontrollet duhet të intensifikohen për të parandaluar ngjarje të tilla. Jemi në proces hetimi ndaj 2 kompanive. Nga viti 2015 subjekti Xhimi nuk ka asnjë inspektim. Ndërsa Syla është inspektuar 16 herë, i janë lënë vazhdimit detyra për të realizuar që lidhen me sigurinë dhe 1 herë i është vënë gjobë”, tha Seferi.

Ai tha se janë 99 raste të aksidenteve në punë, ku 25 janë me pasojë vdekje. Ai tha se vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti janë inspektuar dhe hetuar 114 subjekte, ku janë vendosur 29 dënime administrative dhe 34 gjoba.