Sot konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës, PD ka lajmëruar protestë. Çfarë pritet të ndodhë

Sot pritet të formohet Këshilli i ri Bashkiak i Shkodrës, i dalë nga votimet e 30 qershorit.

Mirëpo, pas denoncimeve të Partisë Demokratike Kandidati i Partisë Socialiste, Valdrin Pjetri, i cili u doli fitues nëvotimet e 30 qershorit nuk do të ketë fatin të ulet në krye të bashkisë, sepse hoqi dorë nga ky post.

Por çfarë do të ndodhë sot në bashkinë e Shkodrës. Prefekti i qarkut të Shkodrës ka njoftuar se sot do të konstituohet Këshilli bashkiak dhe anëtarët e tij do të marrin mandatin e ri. Këshilli pritet të konstatojë përfundimin e mandatit të ish-kryetares së bashkisë, Voltana Ademi, dhe të zgjedhin një nënkryetar që do të drejtojë bashkinë deri në zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme, edhe pse Presidenti Meta ka deklaruar se data e vetme e zgjedhjeve është 13 tetori, pra nuk do të ketë datë për zgjedhje të pjesshme në Shkodër.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që e ndiejnë veten opozitarë të mblidhen sot në Shkodër për të protestuar kundër kundër marrjes së bashkisë nga Rilindja.