Shqipëri, turizmi mjekësor me çmimin më të mirë

Shqipëria tashmë nuk është vetëm një destinacion i kërkuar turistik por shumë e zgjedhin atë edhe për të pasur përkujdesje mjekësore për shkak të çmimeve të mira që gjejnë. Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje këtë fakt, përmes fjalëve të vetë turistëve që kanë vizituar Shqipërinë për t’u kujdesur për shëndetin oral.

“Me buzëqeshjen e turistëve të shumtë që zgjedhin Shqipërinë jo vetëm për të pushuar por edhe për kujdesin shëndetësor, ju uroj një javë të mbarë”, tha kryeministri Edi Rama. “Udhëtim dhe Buzëqeshje”, që ndodhet në Tiranë, në Shqipëri, iu ofron klientëve të saj përkujdesje dentare dhe kirurgji estetike të kryera nga mjekët më të mirë me kosto që sfidojnë çdo konkurrencë.

Shqipëria po shndërrohet në tokën e turizmit mjekësor ndërsa Tirana në kryeqytetin e ri të bukurisë dhe buzëqeshjes. Turistët që vijnë në Shqipëri edhe për përkujdesje mjekësore vijnë nga vende të ndryshme, Turia Monsanat vjen nga Franca, Katerina Bakmani nga Zvicra, Karlo Roketi vjen nga Parisi, Thi Thu Dung Le vjen nga Belgjika.

“Jam Deniz Veber, punoj me një ekip të shkëlqyer plot profesionistë”, tha një prej tyre. Kemi të gjithë diçka brenda nesh nga Shqipëria, madje kemi të gjithë diçka të Shqipërisë, ejani ejani ejani me pushime të zbuloni këtë vend”, tha një tjetër.