Shkodër. PD protestë, ndërsa PS-ja do marrë bashkinë kryesore të Veriut

Sot, siç është lajmëruar, PS-ja ka vendosur të marrë Bashkinë e Shkodrës për herë të parë në 29 vite demokraci.

PD-ja dhe kryetarja aktuale Voltana Ademi janë të vendosur të mos e lëshojnë bashkinë pa zgjedhje korrekte e ligjore, ndaj kanë thirrur sot protestë të madhe në qytetin e Shkodrës. Kurse kryeministri Rama ka dërguar policinë në qytetin verior për ta marrë që sot bashkinë. Manovra sipas Rilindjes është se do të konstituojnë këshillin bashkiak të bashkisë Shkodër e ku më pas do të emërojnë një nënkryetar për të drejtuar bashkinë, pasi Valdrin Pjetri dha dorëheqjen e parevokueshme nga detyra. Ndonëse zgjedhjet e 30 qershorit nuk njihen nga opozita, por edhe më këtë variant, prapë duhen zgjedhje sepse Valdrin Pjetri ka ikur dhe nuk mund të emërohet njeri tjetër si kryetar pa zgjedhje.

Nga ana tjetër, asgjë nuk është ligjore, pasi janë zhvilluar zgjedhje pa dekret presidenti. PS-ja kërkon pas dorëheqjes se Vladrin Pjetrit që presidenti të dekretojë zgjedhje të parakohshme lokale, por presidenca këmbëngul se nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit, pasi ka 13 tetorin si datë të dekretuar për zgjedhje të përgjithshme.

Ndaj sot PD-ja dhe opozita kanë organizuar protestë të madhe në qytetin e Shkodrës.

PS-ja dhe policia kanë rrethuar biblotekën e universitetit të Shkodrës, vendtakimi për socialistët për ta konstituar këshillin bashkiak, por protestuesit janë të vendosur ti rrethojnë dhe të mos lejojnë një “pushtim” të qytetit verior nga banda e Rilindjes.

Mësohet se deri tani ka mijëra protestues në qytet kundër uzurpimit antiligjor të bashkisë. Por edhe forca policie ka shumë, shumica të gjithë rretheve të Veriut, kurse nga Tirana jane forca speciale.

Nuk dihet se si do të përfundojë kjo betejë.

PD-ja ka dërguar sekretarin e përgjithshëm Gazmend Bardhin që bashkë me Voltana Ademin ta drejtojnë protestën e madhe kundër marrjes së bashkisë nga Rilindja e Edi Ramës. Ndërkohë kryeministri e ka ndarë mendjen që ta marrë, edhe me forcë, bashkinë. Nga PD dhe LSI ka deklarata shumë të forta ndaj kryeministrit. PD dhe LSI thonë se në Shkodër do jetë fundi i kryeministrit.