Real çfarë ke humbur?! Ceballos po bën “namin” me Arsenalin

Dani Ceballos ka zhvilluar 83 minuta të jashtëzakonshme në debutimin në “Emirates Stadium”, duke i dhënë të drejt trajnerit Unay Emery që i besoi fanellën e titullarit. Mesfushori spanjoll i ardhur gjatë këtij sezoni në Londër po përshtatet shumë shpejt me futbollin anglez, pasi në dy ndeshjet e para ka qenë një ndër më të mirët në fushë. Në ndeshjen e dytë mediat angleze e kanë vlerësuar si “njeriun e ndeshjes” ndaj Burnley-t.

 

Ai ishte futbollisti që preku më shumë topa (79), krijoi më shumë shanse për shënim (4) dhe tentoi më shumë pasime (70). Nëse shikon hartën e prekjeve të topit që ka bërë gjatë ndeshjes bie në sy fakti që është vënë në kontakt me topin thuajse në çdo pjesë të fushës.

I kudondodhur, i palodhur dhe me një teknik të admirueshme. Tifozët e Arsenalit tashmë nuk do ta ndjejnë largimin e Aaron Ramsey te Juventusi, pasi tashmë kanë një mesfushor me një klas të lart. /R.Lika-Koha Jone/

Prekjet e topit të Ceballos ndaj Burnley-it