Rama ”kërcënon”: Kush nuk voton Brisejdën përjashtohet nga PS

Në mbledhjen e djeshme në degën e PS-së në Shkodër, mësohet se anëtarëve u është kërkuar që të votojnë Brisejda Kadria për kryetare të këshillit. Burime për RTV Ora bëjnë të ditur se Senida Mesi ka deklaruar se me urdhër të kryeministrit Edi Rama, duhet të votohet vetëm emri i Brisejda Kadrisë. “Kush nuk voton Brisejdën do te përjashtohet nga PS”, mësohet se ka thënë Mesi, duke cituar urdhërin e Ramës.