Rama jep lajmin e mirë për vajzën 15-vjeçare me sëmundjen e rrallë

Kryeministri Edi Rama, bën të ditur se Elona, 15-vjeçarja e cila po lufton me një sëmundje të rrezikshme, ndodhet në Turqi, ku po ndiqet me përparësi si rast.

“Duke qenë se jo pak prej jush, interesoheni për Elonën, vajzën 15-vjeçare që po lufton me një sëmundje shumë të rrallë e të rrezikshme, ju bëj me dije se e kemi asistuar me përkushtim të plotë dhe kemi ndjekur me shumë përparësi procedurën, për kurimin e saj në një spital publik të specializuar në Turqi. Sidoqoftë ajo para pak ka mbërritur në një spital privat në Stamboll dhe në çdo rast, të gjitha shpenzimet për kurimin e saj, do t’i mbulojë Qeveria Shqiptare. Uroj megjithë zemër që vogëlushja të kthehet shëndosh e mirë në Shqipëri”.