Putini Macronit: Rusia nuk pranon protesta si të jelekverdhëve

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, pak para takimit pa praninë e gazetarëve me presidentin francez Emmanuel Macron, presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se do të parandalojë çdo ngjarje në Moskë që mund t’i ngjajë lëvizjes së “jelekverdhëve” që ka përfshirë Francën që nga fundi i vitit të kaluar.

Këto kanë qenë fjalët e presidentit rus herën e parë që i është referuar protestave në Moskë që kur ata kanë filluar. Protestat e udhëhequra nga zërat opozitarë u organizuan për të protesuar mosregjistrim e kandidatëve të pavarur (të njohur për bindje opozitare) në zgjedhjet parlamentare.

Putin, gjithashtu, iu tha gazetarëve se protestuesit duhet të respektojnë ligjin dhe se ata janë fajtorë për shkelje të legjislacionit të Rusisë duhet të mbahen përgjegjës.

Ai u shpreh: “Ne do të bëjmë gjithçka për t’u siguruar se situata vazhdon të jetë siç e parasheh ligji”.

Presidenti rus u shpreh kështu në një takim që u planifikua para samitit G7 nga presidenti francez për adresimin e situatës ndërkombëtare. Macron, me këtë rast, i është referuar edhe protestave të brendshme në Rusi, duke nënvizuar se Rusia duhet të veprojë në përputhje me parimet demokratike, që përfshijnë “lirinë e protestave, të shprehjes, lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë pjesë në zgjedhje”,ashtu si çdo anëtar i Këshillit të Evropës.

Macron ndër të tjera ka thënë: “Sepse unë besoj në Rusinë Evropiane”.

Në Moskë janë duke mbajtur protesta për disa javë, pasi disa kandidatëve të pavarur dhe atyre opozitarë u është pamundësuar gara në zgjedhjet e 8 shtatorit.

Policia ka përdorur forcë për të shpërndarë protestuesit, duke thënë se “ky është tubim i paligjshëm” dhe ka arrestuar më shumë se 2,000 njerëz. Akuza penale janë ngritur kundër pothuajse gjysmës.

Kjo shtypje ka nxitur reagime ndërkombëtare, përfshirë edhe ato nga Franca.

Protestat e fundjavave në Moskë janë kthyer në demostatat më të mëdha në Rusi, që prej viteve 2011-2013, kur protestuesit dolën në rrugë për të treguar pakënaqësi ndaj pretendimeve për mashtrime elektorale.