Presidenti uron besimtarët bektashinj për nisjen e peligrinazhit në Tomorr

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, e ka nisur ditën e sotme me një urim për të gjithë besimtarët bektashinj, të cilët këtë javë nisin peligrinazhin në malin e shenjtë të Tomorrit.

Bashkë me mesazhin e tij të urimit, Presindenti ka sjellë edhe disa foto nga Vendi i Mirë i Teqesë së vjetër të Ballëm Sulltanit, në Ballenjë të Martaneshit, të cilin ai e cilëson si një monument unik,  jo vetëm besimi e kulturor, por edhe natyror.

Mesazhi i Presidentit Meta

Mirëmëngjes të dashur miq!
Nga Vendi i Mirë i Teqesë së vjetër të Ballëm Sulltanit, në Ballenjë të Martaneshit, një monument unik, jo vetëm besimi e kulturor, por edhe natyror, ju uroj një javë të mbarë, në paqe dhe në harmoni!
Urimet më mira për besimtarët bektashinj dhe të gjithë shqiptarët, të cilët këtë javë nisin pelegrinazhin e tyre në malin e shenjtë të Tomorrit!