Pogba “tradhton” United, “Djajtë” ndalen në transfertën ndaj Wolves (VIDEO)

Manchester United nuk ka mundur që të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në transfertën e vështirë ndaj Wolves. Skuadra e Solskjaer do të kalonte e para në avantazh në minutën e 27-të pas një aksioni shumë të bukur.

 

Image

Rashford shërben në zonë për francezin, i cili me një kthesë të bukur arrin ta dërgojë topin në trekëndësh. Reagimi i vendasve është mjaft i mirë teksa në fillimin e pjesës së dytë, fillimisht godasin shtyllën me Jimenez, ndërkohë që në minutën e 55-të arrijnë të barazojnë.

Ruben Neves me një goditje spektakolare e dërgon topin në trekëndësh, një gol klasik i portugezit që na ka mësuar me gola të tillë. United e ka të vështirë për të reaguar, por Pogba me një veprim individual arrin që të fitojë një penallti në minutën e 68-të. Nga pika e bardhë shkon vetë francezi, por Rui Patricio e ndal me një pritje fantastike. Deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte, me të dyja ekipet që kënaqen me nga një pika. /Rozalb Lika-Koha Jone/