Nis protesta në Shkodër, Voltana Ademi në zyrë

Janë mbledhur pranë Universitetit të Shkodrës, mbështetësit e Partisë Demokratike në këtë qytet, të cilët pritet të protestojnë kundër konstituimit të Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Shkodrës të dalë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Këshilli do të konstituohet pranë bibliotekës së Univeristetit të Shkodrës pasi vendi u ndryshua për shkak të protestës.

Në protestën e PD pritet të marrin pjesë të gjithë ish-deputetët e PD në qarkun e Shkodrës di dhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Mësohet se krybashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi ka shkuar në zyrë dhe po vijon punën si ditët e tjera, ndërsa më pas pritet t’i bashkohet protestës së PD.