Modeles iu frynë buzët nga sëmundja e lartësisë (FOTO)

“Jam shumë e mërzitur që vendlindja ime, Utah, zgjodhi të më helmojë në këtë mënyrë. E dini që angioedema mund të shkaktohet nga sëmundja e lartësisë?” shkroi Chrissy Teigen në Twitter, ku u shfaq me buzë të ënjtura.

Pra, ja ç’duhet të dini për sëmundjen e lartësisë. E njohur edhe si sëmundje malore, sëmundja e lartësisë është një grup simptomash të cilat mund t’i përjetoni nëse ecni ose ngjiteni në lartësi.

Pse ndodh?

Nëse jetoni në një vend në lartësi mesatare, mësoheni me presionin e ajrit. Por nëse jetoni në vende të ulëta, trupi e ka të vështirë të mësohet me ndryshimin e presionit të ajrit.

Llojet e sëmundjes

Ekzistojnë tre lloje të sëmundjes së lartësisë:

1. Sëmundja akute malore – formë më e butë dhe më e zakonshme. Simptomat janë: marramendje, dhimbje koke, dhimbje muskulare dhe të vjella.

2. Edema pulmonare në lartësi – grumbullim i lëngjeve në mushkëri që është me rrezik për jetën.

3. Edema celebrale në lartësi – forma më e rëndë e sëmundjes dhe ndodh ku ka lëngje të tepërta në tru. Kjo formë është tepër kërcënuese për jetën dhe është e nevojshme ndërhyrja e menjëhershme mjekësore.

Simptomat

– dhimbje koke
– marramendje
– të përziera
– të vjella
– lodhje dhe mungesë energjie
– probleme me gjumin
– mungesë oreksi
– ënjtje në fytyrë ose/dhe trup

Zakonisht simptomat fillojnë brenda 12-24 orëve teksa jeni ngjitur në lartësi.

Simptoma të tjera janë:

– humbje e koordinimit dhe probleme në ecje
– dhimbje koke e fortë që nuk përmirësohet me ilaçe
– shtrëngim në gjoks

Po kështu mund të përballeni me pamundësi për të ecur, kollë si edhe koma.