Mbledhja urgjente te Barcelona, zyrtarizohet oferta për Neymarin

Neymar është gjithnjë e më pranë rikthimit te skuadra e Barcelonës. Sipas asaj që raporton RAC1 (Radio Catalunya), klubi blaugrana është gati për të formalizuar ofertën për të rikthyer brazilianin në “Camp Nou”. Drejtuesit e kampionëve të Spanjës, me në krye presidentin Bartomeu dhe drejtuesit e sektorit sportiv, Eric Abical kanë marrë vendimin për të bërë lëvizjen përfundimtare.

 

“RAC1” nuk shpjegon përmbajtjen e saktë të ofertës që Barcelona është e gatshme të paraqesë, por ajo pritet që të arrijë në 100 milionë euro në Cash dhe kartonin e dy futbollistëve, të cilët mund të jenë Rakitic dhe

Sido që të jetë oferta e re e Barcelonës, drejtuesit katalans do të zbarkojnë edhe njëherë në Paris për të mbyllur marrëveshjen për transferimin e Neymar, për një shifër që mund të arrijë në 230 milionë euro. /R.Lika-Koha Jone/