Marcelo: S’kemi nevojë për blerje, ja “sekreti” si mund të fitojmë

Marcelo ka rigjetur sërish formën e tij më të mirë pas një sezoni shumë të vështirë me shumë ulje dhe ngritje. Braziliani ishte një nga më të mirët në suksesin e parë të ekipit të tij në kampionat. Në një intervistë mbrojtësi brazilian ka folur për merkaton e Realit dhe për pritshmëritë që ka nga ky sezon.

 

“Nuk kemi nevojë për asnjë blerje tjetër, e kemi tashmë një skuadër shumë të mirë. Do të jetë e vështirë por jam i sigurt se me përqendrimin e duhur mund të fitojmë gjithçka. Kritikat gjatë sezonit të kaluar? Kam marrë shumë kritika gjatë këtyre viteve por jam mësuar të jetoj me to. Nëse gjërat shkojnë keq duhet vetëm  të punoj për t’u përmirësuar.

Objektivat? Që nga momenti që kam mbrritur në Madrid ky klub më ka mësuar për të luftoj për të fituar gjithçka. Do të provojmë edhe në këtë sezon të triumfojë në La Liga, Kupën e Mbretit dhe Champions League”, deklaroi Marcelo.

Image

Prekjet e topit në ndeshjen e parë