Macron – Putin, tryezë bisedimesh për Ukrainën, Iranin dhe Sirinë

Pesë ditë para fillimit të G7 në Biarritz, presidenti francez Emmanuel Macron do të takohet sot me presidentin rus Vladimir Putin në fortesën e Brégançon, rezidencë presidenciale verore.

Mes dy presidentëve është planifikuar një takim pune dhe një darkë.

Qëllimi kryesor i Shefit të shtetit transalpin duket se është zvogëlimi i tensioneve me Moskën.

Në tryezë: Irani, Ukraina dhe Siria

Duke filluar me marrëveshjen bërthamore iraniane, Parisi pret më shumë mbështetje për të shpëtuar marrëveshjen e nënshkruar nga Irani, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Kina dhe Rusia.

Macron dhe Putin do të flasin gjithashtu për konfliktin në Ukrainë, në përpjekjen e parë për të bindur këtë të fundit të dialogojë me presidentin e ri Volodymyr Zelensky.

Në tryezë gjithashtu do të jetë çështja Siriane dhe ofensiva e regjimit të Bashar al-Asadit në provincën Idlib, ofensivë e mbështetur nga Moska.

Takimi dypalësh është gjithashtu një mundësi për Macron të zhvillojë një dialog me homologun e tij rus, i përjashtuar nga G7 pas aneksimit të Krimesë.