Lirohet kreu i FRPD Shkodër, Arvit Bushati

Gjatë mbrëmjes së sotme, është liruar nga ambientet e komisariatit, kreu i FRPD-së së Shkodrës, Arvit Bushati. Ai ishte shoqëruar pas protestës së sotme të PD-së, që kundërshtoi mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Pas lirimit të Bushatit edhe mbështetësit e PD-së që kishin dalë në protestë përballë rajonit të policisë, janë larguar.