”Lamborghini”, ngec në trafikun Vorë-Fushë Krujë (VIDEO)

Aksi rrugor Vorë-Rinas-Fushë Krujë vijon të mbetet një makth për të gjithë drejtuesit e mjeteve. Punimet që po bëhen në urën në qendër të qytetit të Fushë-Krujës ka shkaktuar një trafik të rënduar në këtë aks, ku radha e makinave shkon në mbi 15 km.

Punimet e ndërtimit të kësaj ure nuk dihen se sa do të zgjasin, pasi nuk ka asnjë tabelë që tregon fillimin apo mbarimin e punimeve. Kjo gjë ka sjellë vonesa të mëdha, për këdo që udhëton në këtë aks në drejtim të Rinasit, Durrësit apo jugut të Shqipërisë.

Situata pritet që të rëndohet edhe më shumë, kryesisht gjatë fundjavës, duke qenë se dhjetëra qytetarë zgjedhin t’i drejtohen Durrësit, duke shfrytëzuar edhe temperaturat e larta të këtij gushti.

Përtej stresit dhe nervave të shoferëve, mund të themi se ky trafik na ka rezervuar një pamje të bukur, ku në trafik kanë mbetur makina nga më luksoze, që nga ‘Lamborghini’, ‘Range Rover’ si dhe mjetet te tjera.