Konstituohet Këshilli bashkiak i Shkodrës, zgjidhet kryetarja e re

Është konstituuar Këshilli bashkiak i Shkodrës  pas një mbledhjeje, e cila zgjati për afron 90 minuta. Pavarësisht protestës së opozitës që ende vazhdon jashtë ambienteve të Bibliotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi”, PS arriti të formojë këshillin e Shkodrës.  Në krye të këshillit bashkiak u zgjodh Brisela Kadia, e cila arrti të marrë besimin në formë unanime nga të gjithë anëtarët e këshillit.