Khedira: Nuk largohem nga Juvja, dua 3 trofetë këtë sezon

Korrikulumi i Sami Khedira-s nuk është aspak surprizues, por te Juventusi e cilësojnë si një blerje të re gjatë kësaj vere. Ai duhet të ishte i pari në listën e largimeve pas afrimit të trajnerit Sarri, por mesfushori gjerman e ka bindur plotësisht ish-trajnerin e Chelsea-t me aftësit e tij mjaft të mira në fazën sulmuese.

 

“Vitin që lamë pas nuk pata fat me dëmtimet dhe bëra operacionin në zemër, ndaj në fund të sezonit më pyetën nëse kisha ende stimuj për të luajtur në të tilla nivele. Nuk e kam menduar asnjëherë largimin nga Juve, pasi më pëlqen futbolli i Sarrit dhe e di që kam cilësitë e duhura për të luajtur”, ka thënë fillimisht për “Kicker”.

Bardhezinjtë janë përforcuar gjatë kësaj vere me afrimin e De Ligt, Ramsey dhe Rabiot, por mesfushori gjerman nuk i druhet konkurrencës.

“Dua të jem gjithmonë në 11-shen titullare dhe të luaj në nivele të larta, pasi në të kundërt do të kisha dalë në pension. Konkurrenca është e madhe dhe ndeshjet brenda familjes te Juve, ngjajnë si ndeshje Championsi, por unë dua që të luaj 80 % të takimeve sezonale e të fitoj të tre trofetë me bardhezinjtë. Gjithashtu dua të tregoj një formë mjaft të mirë dhe të shpresoj që Low do të më ftojë sërish në kombëtaren gjermane”, deklaroi Khedira.