Kaliforni, sekuestrohen speca me marijuanë me vlerë 2.3 milionë dollarë

Autoritetet e Kalifornisë kanë sekuestruar pothuajse katërqind kilogramë marijuanë në portin e San Diego, me vlerë 2.3 milionë dollarë (rreth 2 milion €), të cilat ishin fshehur në një ngarkesë me speca.

Sipas raportimeve nga CBS News, ngarkesa u zbulua nga njësia e qenve antidrogë dhe policia kufitare.

Kamioni me speca dhe marijuana drejtohej nga një 37-vjeçar meksikan.

Kjo është sekuestrimi i dytë i një ngarkese të madhe marijuane në San Diego brenda disa ditësh.

Të martën autoritetet sekuestruan 4,800 kg marijuana që ishte fshehur në një ngarkesë me pjesë automjetesh ndërsa në muajin korrik, autoritetet sekuestruan rreth 20 tonë kokainë, me vlerë 1.3 miliardë dollarë në një anije mallrash.