Interi nuk ndalet në merkato, nesër Sanchez kryen vizitat mjekësore

Në Angli nuk kanë më asnjë dyshim, Alexis Sanchez do të transferohet tek Interi në formë huazimi. “The Sun” raporton se klubi zikaltër ka arritur marrëveshjen me futbollistin dhe “Djajtë e Kuq”.

 

Sipas tabloidit të njohur kiliani nesër do të udhëtojë në Itali për të krye vizitat mjekësore. Ish-lojtari i Udineses do të transferohet në formë huazimi me të drejt blerje, teksa Interi do të paguajë një pagë prej 550 mijë eurosh në javë, ndërkohë që shifra e blerjes së kartonit është fiksuar në 15 milionë euro.

Sanchez ka marrë miratimin e drejtuesve zikaltër për të mbajtur fanellën me numrin 7. /R.Lika-Koha Jone/