Favorizoi Shullazin, pezullohet drejtori i burgut 313

Drejtori i burgut “313”, Maksim Hamitaj, dyshohej se kishte kryer disa shkelje të cilat sollën vendimin e menjëhershëm për pezullimin e tij. Ministria e Drejtësisë ka çelur garën për rekrurimin e kandidatëve të rinj në kuadër të reformës së thellë në burgje e cila po transformon dita ditës të gjithë sistemin penitenciar. Më herët ka qenë ministrja Gjonaj e cila gjatë një deklarate për shtyp paralajmëroi se të gjithë drejtuesit e burgjeve do të kalojnë në një “sitë” të imtësishme kontrolli. Fill pas kësaj u bë publik urdhëri i Gjonajt për rekrutimin e kandidatëve profesionistë dhe me integritet në pozicionet e larta drejtuese në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.