E shoqëroi në komisariat, 25-vjeçari i zë pritë punonjësit të policisë

Një 25-vjeçar ka rënë në pranga e policisë në Gramsh pasi i zuri prit një punonjësi policie që e kishte shoqëruar në Komisariat një natë më parë.

25 vjeçari me iniciale E.Sh., u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë mbrëmjen e së dielës pasi ishte konfliktuar me disa persona të tjetër gjatë një feste të organizuar nga Bashkia Gramsh dhe në përfundim të veprimeve është lënë i lirë.

Por i riu në bashkëpunim me shokun e tij, 24 vjeçarin me iniciale K.B., gjatë ditës së sotme i kanë zënë pritë punonjësit të policisë që e kishte shoqëruar në Komisariat dhe kanë tentuar ta godasin.

Në ndihmë të policit ka ardhur Patrulla e Përgjithshme duke arrestuar dy shokët.