Coutinho zyrtarizohet te Bayern Mynih, ja detajet e transferimit

Philippe Coutinho është zyrtarisht një lojtar i ri i Bayern Munchen. Braziliani është transferuar në formë huazimi te kampionët e Gjermanisë për 8,5 milionë euro dhe klubi bavarez ka të drejtën e blerjes për 120 milionë euro.

 

Gjithashtu, paga e Coutinhos prej 11-13 milionë eurosh do të paguhet e gjitha nga Bayerni. Braziliani mbërriti në fundjavë në Mynih dhe kaloi me sukses testet mjekësore për t’u vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit kroat Niko Kovac.

Në këtë mënyrë pas largimit të Robben dhe Ribery, tashmë bavarezët kanë në dispozicion dy anësor të tjerë si Coutinho dhe Perisic, të dy të ardhur në formë huazimi.

Image

Image