Coutinho: Mezi po pres që të luaj me fanellën e Bayernit

Ditën e sotme u zyrtarizua kalimi në formë huazimi i Philippe Coutinho nga Barcelona te Bayern Munich për një sezon me të drejt blerje. Skuadra gjermane do të paguajë 8.5 milionë euro për huazimin dhe 120 milionë euro për ta blerë përfundimisht sezonin e ardhshëm.

 

Futbollisti brazilian do të mbajë të veshur fanellën me numrin 10, teksa është shprehur shumë i lumtur për aventurën e tij të re: “Për mua është një sfidë e re, në një vend të ri, në një nga klubet më të mira në Europë. Jam shumë i motivuar. Ashtu si Bayerni, kam objektiva të mëdha dhe jam i bindur se mund t’i arrijmë me shokët e ri. Mezi pres që të vesh fanellën e Bayerni dhe të luaj”.

Presidenti i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge e ka pranuar se tratativat kanë zgjatur prej kohësh: “Kemi qenë pranë tij prej kohësh. Jemi të lumtur që u finalizua transferimi i tij. Falënderojmë Barcelonën për këtë operacion. Coutinho është një lojtar shumë krijuar dhe me një teknik të shkëlqyer, do të forcojë fazën sulmuese”. /Rozalb Lika-Koha Jone/