Coutinho e bën Bayernin një skuadër të frikshme, ja si ndryshon formacioni

Bayerni Munich tani mund të konsiderohet një pretendent për të fituar Champions League gjatë këtij sezoni pas afrimi të Coutinhos, Perisic, Pavard dhe Lucas Hernandez gjatë kësaj vere.

 

Sezonin e kaluar kampionët e Gjermanisë u eliminuan që në raundin e 1/16-ve, por tashmë duket se kanë një formacion më të kompletuar. Mbrojtja është blinduar me ardhjen e dy francezëve, ndërkohë që edhe krahët e sulmit tashmë nuk do të ndjejnë mungesën e Robben dhe Ribery.

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar dy vendosjet e reja taktike të Bayernit, teksa me shumë mundësi do të luajë me Lewandowskin në sulm, i cili do të mbështet nga Coutinho, Goretzka, Gnabry. /R.Lika-Koha Jone/

 Philippe Coutinho will be looking to make an instant impact at Bayern Munich after joining on loan from Barcelona

 Bayern Munich boast brilliant squad depth as they target their first Champions League since 2013