“Bomba” nga Brazili, Juve ofertë zyrtare për të transferuar Neymarin

Juventus futet fuqishëm në garë për Neymar. Nga Spanja dhe Brazili konfirmojnë ofertën e klubit torinez për yllin e PSG-së. Fabio Paratici ka propozuar Dybala-n dhe 100 milionë euro për të mposhtur konkurrencën me Barcelonën dhe Real Madrid. Oferta nuk mbyllet këtu, pasi skuadra bardhezi a bërë gati 37 milionë euro në sezon për Neymar, një ofertë e çmendur e klubit torinez.

 

“Globoesporte” nga Brazili shkruan se Juventus është klubi më afër kërkesave të parizienëve, pasi ka një as në tavolinë si Paulo Dybala që kërkohet me ngulm nga drejtori sportiv Leonardo.

Trajneri Tuchel ndërkohë ka deklaruar prej kohësh që nuk do të heqë dorë nga Neymar pa gjetur një zëvendësues të duhur për të, në këtë rast duket se edhe dëshira e tij është plotësuar. Paratici ndërkohë po nxiton për të shitur Mandzukic, Matuidi dhe Rugani për të rritur të ardhurat. /R.Lika-Koha Jone/