Bleona firmos kontratën e jetës në SHBA

Bleona Qereti, po vazhdon të korrë suksese të mëdha në tregun ndërkombëtar. Së fundmi ajo ka nënshkruar kontratë me kompaninë muzikore amerikane, “Taryn Brown Company”.  Kjo u bë e ditur nga vet 40-vjeçarja, përmes një postimi të publikuar në llogarinë e saj personale, Instagram.

Kompania në fjalë merret me promovimin e artistëve si dhe me projekte të ndryshme muzikore, me ç’rast kjo kontratë pritet të bëjë bujë në karrierën e Bleonës. Drejtoresha e kësaj kompanie, Taryn Brown për “Yahoo Finance” është shprehur e lumtur me këngëtaren Qereti.

“Bleona është një artiste e pavarur që ka ngritur standartet me talentin, vokalet dhe personalitetin divë”, ka thënë ajo për artisten tonë shqiptare.