Balotelli prezantohet te Brescia: Realizova ëndrrën e babait, dua Europianin!

Te Brescia sot ishte dita e madhe e prezantimit të Balotellit. “SuperMario” kthehet në Itali pas 3 vitesh me ide të qarta për aventurën e re në Seria A: “Shansi i fundit? Nuk mendoj kështu, jam i qetë. Nuk kam frikë se mund të dështojë. Jam mirë te brescia, dua të rritem edhe më shumë me këtë skuadër dhe të jem i dobishëm për shokët e mi. Kam folur me Mancini për ditëlindjen time. Dua të shkon në Europian dhe ky është një nga objektivat e këtij sezoni.

 

Zgjodha Brescian sepse nga momenti që mu dha kjo mundësi nuk mendova për gjë tjetër. Më pëlqen qyteti. Mund të jap gjithçka këtu. Jam rritur shumë duke luajtur jashtë vendit tim. Babai im ëndërronte që një ditë të luaja këtu. Shpresoj që të gjej një kampionat ndryshe pa episode racizmi”, deklaroi Balotelli. /R.Lika-Koha Jone/