Aksioni që po bën xhiron e botës, Joao Felix është “i magjishëm” (VIDEO)

Minuta e 55-të e ndeshjes Atletico Madrid-Getafe, jemi në javën e parë të La Ligas. Joao Felix merr një top në mesfushë, shumë pranë vijës anësor.  Eviton një ndërhyrje të ashpër të Fajr, driblon Gonzalez dhe me një vrapim fantastik që zgjat rreth 65 metrash arrin të fitojë duelin e shpejtësisë me këtë të fundit, i cili detyrohet që të shkaktojë faull brenda zonës.

Sulmuesi i talentuar portugez u ble për 125 milionë euro nga Atletico Madrid dhe po tregon se është një fenomen i botës së futbollit, teksa shumë shpejt mund të zërë vendin e Ronaldos dhe Messit.

Ndeshja e djeshme nuk ishte shumë me fat për të, pasi disa minuta më pas doli nga fusha i dëmtuar, për shkak të një dëmtimi në kavile. /R.Lika-Koha Jone/