Acarohet situata në Shkodër, përplasje mes policisë dhe protestuesëve

Ka përplasje mes policisë dhe protestuesëve në Shkodër. Sipas demokratëve, qyteti nuk mund të bjerë në duart e krimit. Nga ana tjetër, në bibliotekën e universitetit do të bëhet betimi i këshilltarëve të rinj. Forca të shumta policie rrethojnë bibliotekën e universitetit ku do të behet konstituimi i këshillit. Disa të rinj e të reja rrethuan Bibliotekën e Universitetit, me një shirit të verdhë, nga ata që përdor policia në skenar e krimit, si formë proteste.