Zjarr në kodrat e Liqenit të Thatë në Tiranë

Kodrat pranë Liqenit të Thatë në Tiranë janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Zjarri me përmasa relativisht të mëdha ka rrezikuar edhe disa banesa që ndodhen në këtë zonë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse për të vënën nën kontroll flakët.

Siç shihet nga pamjet e mposhtme, tymi ka rrethuar zonën, dhe shihet nga kënde të ndryshme të kryeqytetit.