Tmerr në Durrës! Gjendet në det kufomën e një mashkulli, mbështjellë me natriban

Trupi i një mashkulli është gjetur i pajetë, i dekompozuar, në plazhin e Durrësit.

Ka qenë një anije peshkimi “Emiliano”, ajo që ka konstatuar rreth 6 milje larg Durrësit kufomën. Dyshimet janë se kemi të bëjmë me vrasje, pasi nga këqyrja që i është bërë trupit të pajetë në morgun e Durrësit, rezulton se kufoma ka qenë e mbështjellë me letër natriban, çka hedh dyshimet se mund të jetë vrarë dhe më pas është hedhur në det.

Me konstatimin e kufomës, Ekuipazhi i anijes së peshkimit ka njoftuar me radio policinë. Ishte më tej Policia kufitare që ka transportuar në portin detar e më tej është dërguar në morg.

Nga këqyrja kufoma rezulton e dekompozuar dhe duhet të ketë disa muaj në det.