Talenti Mount s’i mjafton Chelsea-t, ndalet dhe ndaj Leicester (VIDEO)

Chelsea nuk arrin që të fitojë as në ndeshjen e dytë në kampionat. Blutë e Londrës kanë barazuar 1-1 ndaj Leicester duke rrëmbyer pikën e parë në sezonin e ri. Skuadra e Lampard e nisi mjaft mirë ndeshjen duke gjetur rrugën e rrjetës që në minutën e 7-të. Talenti Mount i rrëmbeu një top Ndidi dhe më pas e kishte të thjeshtë për të realizuar.

 

Leicester reagoi mjaft mirë dhe në pjesën e dytë shtroi presion duke humbur shanse të arta me Maddinson. Në minutën e 67-të, do të ishte radha e Ndidi që të korrigjonte gabimin e fillimit të ndeshjes për të vendosur ekuilibrin me një goditje me kokë.

Loja e londinezëve ishte shumë e dobët në minutat në vijim, ndërkohë që Leicester shpërdoroi të tjera shanse me Vardy dhe Maddison. /R.Lika-Koha Jone/