Rradhë kilometrike në Kakavijë

Shqiptarët e dinë se shumica e emigrantëve zgjedh muajin e gushtit dhe sidomos 15 ditëshin e tij të  parë për të vizituar e pushuar në atdhe.

Kjo zgjedhje shoqërohet tradicionalisht me fluks në pikat kufitare. Edhe ditët e kësaj fundjave të mesit të gushtit nuk kanë bërë përjashtim.

Në pikën kufitare të Kakvijës është krijuar një rradhë rreth 1 kilometër e gjatë teksa emigrantët, pasi kanë përfunduar pushimet në Shqipëri, po shkojnë drejt Greqisë. Nuk mungon rradha ende në anën hyrëse në Shqipëri, ku vijojnë të hyjnë turistë apo edhe turistë shqiptarë në vendin fqinj.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm dje shërbimet e DVKM Gjirokastër, kanë përpunuar një numër prej 13480 shtetasish në hyrje-dalje, nga të cilët  5852 në hyrje  dhe 7624 në dalje.