Rama: Në Shtator nis puna për vijën bregdetare të Sarandës

Kryeministri Edi Rama njoftoi mëngjesin e kësaj të diele se me përfundimin e sezonit turistik në muajin Shtator, do të nisë puna për projektin e vijës bregdetare të Sarandës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i ekzekutivit tha se ky projekt do të ndryshojë faqen e Sarandës turistike.

Sapo ka përfunduar procedura dhe nis në Shtator puna, për projektin e vijës bregdetare të Sarandës. Njësoj siç Lungomarja transformoi Vlorën, ky investim do të ndryshojë faqen e Sarandës turistike”, tha Rama.