Protestat kundër protestave në SHBA, 13 të arrestuar

Trembëdhjetë është numri i personave të arrestuar deri tani për sjellje jo të hijshme dhe përdorim të paligjshëm armësh në Portland të shtetit Oregon gjatë asaj që autoritet policore e përshkruan si një “ditë të gjatë dhe të mundimshme” të protestave dhe kundër protestave.

Sipas këtyre autoriteteve, paktën 13 veta u arrestuan ndërsa gjashtë veta pësuan lëndime të lehta në protesta. Shufra metalike, mburoja dhe sende të tjera të forta u konfiskuan.

Protesta ishte organizuar nga grupi i së djathtës ekstreme “Proud Boys”. Përballë tyre u vendos një grup protestuesish antifashistë. Por autoritetet arritën të mbajnë grupet larg njëri tjetrit, duke evituar dhunë të përshkallëzuar.

Kryebashkiaku i Portlandit, Ted Wheeler tha se rreth 1 mijë oficerë policie të Portlandit ishin në terren të shtunën të ndihmuar nga Policia Shtetërore e Oregonit, forca të tjera policie dhe FBI, për të mbajtur nën kontroll situatën.

VOA