Merkel: Jemi gati për çdo variant të Brexit

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se do të takohet me kryeministrin britanik Boris Johnson të mërkurën në mbrëmje për të diskutuar largimin e planifikuar të Britanisë nga Bashkimi Europian, duke shtuar se Berlini ishte gjithashtu i përgatitur për një Brexit të çrregullt.

Johnson po kërkon të bindë liderët e Bashkimit Europian që të rihapin bisedimet për Brexit ose të përballen me perspektivën e anëtarit të saj të dytë më të madh: ikjen e menjëhershmë më 31 tetor pa asnjë marrëveshje në vend për të zbutur tronditjen ekonomike – një veprim ky për të cilin bizneset presin se do të shkaktojë përçarje të mëdha.

“Jemi të gëzuar për çdo vizitë. Duhet folur dhe duhen gjetur zgjidhje të mira. Mund të themi se jemi të përgatitur çdo rezultat, edhe nëse nuk arrijmë një marrëveshje.

Sido që të jetë do të bëjmë përpjekje për të gjetur një zgjidhje. Mendoj se është gjithmonë më mirë të largohemi me një marrëveshje sesa pa një. Por nëse kjo nuk është e mundur, ne do të jemi të përgatitur edhe për një alternativë”, u shpreh Merkel. /Reuters/