“Liroheni Mihalin si pjesë të Mi- haleve”

Nga Sokol Hazizaj * –

Persiatje.

Ti, gjyqtar, që nesër do kesh në duar masën e sigurimit të Mihalit, jepi lirinë atij, ndonëse prokurori/ja do vijë me kufizimin e saj. Jepi lirinë, se asnjë përball tij nesër në atë sallë gjykimi nuk ndryshon prej Tij. E kundërta nuk ekziston, se ai me dëshirën tënde, prokurorisë, pushtetit vendor, axhensive të pronave etj etj, u kthye në simbolin e të gjithëve Ju. Ai nuk ndyshon, dhe nuk ka pse ndryshon me asnjë përtej asaj salle, kur fund e krye shfaqen të gjithë si të tillë me njëri tjetrin. Ti, që nesër do të japësh vendimin, mjafton që të kruash pak kokën dhe të kthehesh prapa, konstaton se jo rrallë herë ke qenë, por shumë, më shumë se sjellja e Mihalit, pra ke qenë vërtet “mihal”. (Të më falin poseduesit e emrit). Ti pas këtij vendimi, prap ai do të jesh, por vetëm me një ndryshim, se mendon se mihali do të bëj të kalosh vetingun nga sjelljet e mëparshme prej mihali!!. Joooo, mos të shkojë në mendje, se duke qenë se të gjithë jemi ngapak si ai, nuk ka mundësi të ndryshojë standarti, sepse Mihali i palermos nuk është vetëm, ai është mishërim i të vërtetës hidhur ku ndodhemi. Ai duhet kuruar, se poshtë dhe sipër tij janë shembulli më i mirë i sëmundjes që shfaqi para të gjithëve, ndaj Mihali dhe në se burgoset sërish është i lirë, madje më mirë se të gjthë Cezarët e tjerë, sepse individualizohet dhe ruhet, mbrohet nga Mi-halet.

*Avokat