Gjekmarkaj: Katolikët shkodranë të padisin Edi Ramën për dëmtim të imazhit

Analisti Agron Gjekmarkaj është i bindur se mbështetja për Partinë Socialiste në Shkodër është akoma edhe me shume në “rënie të lirë”, pas zbulimit te skandalit te Valdrin Pjetrit. Në një editorial të publikuar në gazetën Panorama, ai e quan marrezi kandidimin e tij nga Edi Rama, duke kerkuar nga komuniteti katolik të padisë kryeministrin për demtimin e imazhit të tyre dhe te qytetit.

“Kuotat e Kryeministrit Edi Rama në qytetin e Shkodrës në momentin qe po flasim janë shtat pash nën dhe! Edhe para se ti ndodhte denoncimi nga opozita për çështjen e Valdrin Pjetrit i kishte për mo zo ma keq! Me presione tipike “rilindase”, joshje e propagandë mori vetëm 6% të votuesve! Një rekord ky i përbuzjes shkodrane! Nuk po flasim këtu thjeshtë për katoliket të cilët tanimë do duhej simbolikisht ta padisnin shefin e qeverise për dëmtim imazhi ne këto 6 vite por për shumicën absolute te qytetarëve te Bashkise së madhe të Shkodrës!”, shkruan Gjekmarkaj.

Konstituimin e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, të hënën në orën 10:00 e konsideron absurd ndërkohë që është kundër zgjedhjes së një prej nën/kryetarëve aktualë në krye të institucionit – ide e sugjeruar nga juristet e Partise Socialiste.

PS zgjedh skenarin me risk: Ekonomiste, agronom ose mësues letërsie për Shkodrën
“Megjithatë kjo mazhorancë si kurrë më parë nuk pyet më në ka Kushtetutë apo ligje duke u sjelle defakto me logjikë junte! Absurdi nuk ka fund njësoj si marrëzia dhe kurajoja e Edi Ramës! Prej dy ditësh propagandojnë që këshilli bashkiak monist paska te drejte me zgjedhë nënkryetar bashkie! Kjo ben me qesh edhe qentë e macet e rrugës! Po nuk besuat dilni e shikoni si qeshin me piskame e kuturisje!

Me këtë logjikë nesër me vendim të këshillit të ministrave ditëlindjen e vet e shpall feste kombëtarë, Erjon Braçen shenjtor si Eleonoren, Gent Cakajn sadrazem e kështu radhë çudira pa fund! Mendjet e thara e te kripura me delir prodhojnë te tilla çmeritje te cilat do shoqërojnë portretin e Rilindjes kur te percillet drejt historise! Habi shkakton fakti sesi një njeri si Çesk Millja Prefekti i Shkodrës nje person i respektuar nga komuniteti ku punon, i cili e di fort mirë qe do e shesin sa hap e mbyll sytë nga i pari tek i fundit shndërrohet në kalores paligjshmërie ! Urdhri i Edi Rames nuk është parabol biblikë! Po sikur e jetë çmendur i gjati të gjithë do te çmenden?!”, shkruan Gjekmarkaj.

Në fund të analizës, ai shton se nëse mazhoranca nuk tërhiqët nga skenari i shkarkimit të Voltana Ademit dhe zëvendësimit të saj më një prej nënkryetarëve, atëherë kemi të bëjmë me “thyerjen e çdo barriere logjike njësoj si te hysh ne nje dyqan dhe te marresh kostumet qe te pelqejne, te mos paguash e ne fund t’i kepusesh edhe nje shpulle shitesit”.