Dy të plagosur në një aksident në Bulqizë, mes tyre një fëmijë

Një aksident rrugor ka ndodhur në Bulqizë, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Fushe Bulqizë, në vendin e quajtur Tejzalle, ku një makinë tip Fiat është përplasur me një makinë të tipit Ife.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur një vajzë 12 vjeç dhe një tjetër pasagjer që ndodhej në makinën tip Fiat.

Policia ka nisur hetimet paraprake. Nuk dihen shkaqet e aksidentit.