Balliu: Provokim i Ramës ndaj qytetarëve dhe ndërkombëtarëve

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu shprehet se nëse kreu i qeverisë Edi Rama vijon me projektin kriminal, kjo do të sillte zyrtarizmin e mbështetjes qeveritare për narko trafikun.

Në një postim në Facebook, Balli deklaron se një projekt i tillë është provokim ndaj qytetarëve dhe vet ndërkombëtarëve.

“Nëse Rama vazhdon me planin e tij oskur, nuk do bënte gjë tjetër por vetëm do të zyrtarizojë mbështetjen e tij për narkotrafikun. Ky do të ishte një provokim i hapur ndaj Departamentit të Shtetit Amerikan që kërkon luftë ndaj drogës.  Dhe mbi të gjitha do të ishte një provokim ndaj demokracisë dhe sakrificës së qytetarëve shqiptarë si dhe partnerëve europianë që mbështesin vlerat demokratike, si zgjedhje të lira dhe të ndershme”,- deklaron Klevis Balliu.