ZYRTARE/ Coutinho transferohet në formë huazimi te Bayerni

Philippe Coutinho është futbollisti më i ri i Bayern Munich. Klubi gjerman ka zyrtarizuar afrimin e brazilianit me anë të një postimi në faqet zyrtare në rrjetet sociale, duke bërë të ditur se kanë arritur marrëveshjen me skuadrën e Barcelonës për huazimin me të drejtë blerje të 27-vjeçarit.

 

Coutinho ishte i shumë përfolur në këtë merkato vere për t’u transferuar në Francë te PSG, si pjesë e një marrëveshje të mundshme më kryeqytetasit francez për transferimin e Neymar, por në fund ka qenë Bayern që ka bindur lojtarin dhe më pas klubin spanjoll.

Bayerni do të derdhë në arkat e Barçës nga 15 deri në 20 milionë euro për huazimin e 27-vjeçarit ndërsa blerja përfundimtare mund të bëhet vitin e ardhshëm për 120 milionë euro të tjera. Coutinho u transferua te Barcelona para 1 viti e gjysmë për 145 milionë euro, ndërsa gjatë kësaj periudhe kishte shumë luhatje duke e treguar vetëm në sfida të caktuara klasin e tij. Ai realizoi 21 gola  në 76 ndeshje në total me blaugranat, por tashmë do ta vazhdojë karrierën në Gjermani.