Urimi i veçantë i Agron Llakaj për ditëlindjen e nipit, Teos (FOTO)

Familja e artistit, Agron Llakaj ka pasur mbrëmë një festë të veçantë. Teos Llakaj, nipi i aktorit të njohur të humorit dhe drejtuesit të spektaklit “Al Pazar”, festoi një vjetorin e lindjes.

Në profilin e tij në Instagram artisti Agron Llakaj, bashkë me urimin për nipin, ka publikuar foto me familjen gjatë festës, si dhe një foto të djalit të ti Eno, së bashku më bashkëshorten dhe vogëlushin Teos.

“Teos! Bir i bukur i gjyshit, u bëfsh 101 vjeç! Sa shumë të duam dhe sa gaz e dashuri na fal! Gëzuar ditëlindjen tende të parë”,-shkruan në urimin e tij Agron Llakaj.