Temperaturat, si do të jetë fundjava dhe ditët në vazhdim

Lajme jo të mira për pushuesit këtë fundjavë. Sipas metereologëve temperaturat do të vazhdojnë njësoj sot dhe nesër.

Moti do të jetë pjesërisht i kthjellët, me vranësira të shpeshta. Kryesisht vranësirat do të përfshijnë zonat malore.

Sipas Metoalb, temperaturat e ajrit do të vijojnë rritje graduale në të dy vlerat termike ditore duke bërë që termometri të shënojë në fundjavë nga 10⁰ C mëngjesi deri në 35⁰ C mesdita. Gjithashtu, gjatë javës parashikohet që moti të jetë i kthjellët dhe pritet të vijë sërish i nxehti afrikan.