Start i çmendur në ndeshjen e Dortmundit, 2 gola në 3 minuta (VIDEO)

Borussia Dortmund nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri në Bundesligë, teksa është gjendur në disavantazh vetëm pas 29 sekondash në sfidën ndaj Augsburgut. Florian Niederlechner ishte në vendin e duhur dhe në kohën e duhur.

 

Reagimi i Dortmundit do të ishte i menjëhershëm, teksa në minutën e 3-të, golashënuesi i tyre Paco Alcacer, përfitoi nga kthimi i një topi të pritur nga portieri Koubek.