S’ka qetësi për Greqinë, tjetër tërmet i fuqishëm shkund vendin

Greqia nuk po gjen qetësi, një tjetër tërmet i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e sotëm në shtetin fqinj. Termeti me magnitudë 4.5 ballë i shkallës Rihter është regjistruar në orën 05:25 të mëngjesit të sotëm në një zonë detare 65 kilometra në jugperëndim të Zakynthos.

Sipas mediave lokale, tërmeti kishte një thellësi prej 2 km dhe llogaritet si tërmeti më i fuqishëm në Detin Jon.