Shkencëtarët: Zbulohet ilaçi që na shpëton nga kanceri i gjirit

Një grup studiuesish nga Universiteti i Baselit në Zvicër kanë ngjallur shpresat për një kurë ndaj kancerit të gjirit

Ata kanë treguar se kanë mundur të shndërrojnë qelizat kancerogjene në yndyrë duke i bërë ato të padëmshme dhe duke e ndaluar përhapjen e sëmundjes në pjesë të tjera të trupit.

Skuadra e shkencëtarëve eksperimentuan te minjtë, të cilët u implantuan në një formë shumë agresive të kancerit të gjirit.

Kërkimi i tyre arriti në përfundimin se duke e trajtuar këtë eksperiment me një ilaç për diabetin (rosiglitazone) dhe një që përdoret për trajtimin e kancerit (trametinib) mund të bëhej ndryshimi i mahnitshëm i qelizës.

Procesi, që u quajt adipogenesis, shkaktoi dështimin e metastazës së qelizave kancerogjene vdekjeprurëse.

Shkencëtarët, besojnë se ky ndryshim është një përfitim i përhershëm për pacientët e tyre.

Ndonëse ekipi theksoi se jo çdo qelizë arriti të transformohej në trupin e minjve, ndryshimi në masë i tumorit në yndyrna i bën të gjithë shumë më optimistë

“Me sa mund të themi duke u nisur nga eksperimentet e tjera, qelizat kancerogjene të shndërruara në yndyrë nuk shndërrohen sërish në qelizat kancerogjene”,– është shprehur Prof. Gerhard Christofori, shkencëtari që udhëhoqi këtë studim.

Skuadra shtoi se jo çdo qelizë u transformua në yndyrë, por qelizat e mbetura do të jenë shumë të lehta për t’u kuruar me trajtime si kimioterapia.