Rama po e spastron Shqipërinë nga shqiptarët

Nga: Belind Këlliçi

Edi Rama po e spastron Shqipërinë nga Shqiptarët! Pasi e mbushi parlamentin, qeverinë, pushtetin lokal me plehrat e krimit, Edi Rama u la shqiptarëve si të vetmen mundësi emigrimin.

Të dhënat e fundit paraprake të publikuara nga AESO, Zyra Europiane e Mbështetjes së Azilit, dhe te perpunuara nga Monitor, bejne te ditur se ne 6 muajt e pare te vitit kishte 10,439 kerkesa per azil per here te pare nga shqiptaret ne nje nga vendet e Bashkimit Europian. Ne raport me te njejten periudhe te nje viti me pare, kerkesat per azil jane rritur ndjeshem me 29.3%.

Shqiptaret ikin sepse taksat jane rritur, pune s’ka dhe qeveria punon vetem per vete e nje grusht oligarkesh e kriminelesh. Edi Rama po spastron Shqiperine nga njerezit e ndershem e punetore! Edi Rama po e spastron Shqiperine nga intelektualet! Edi Rama po e spastron Shqiperine nga te rinjte! Edi Rames Shqiperia i duhet vetem per ta vjedhur e plackitur!

Une jam dakort qe ne kete vend ka plehra qe duhen pastruar, por pastrimi duhet te nise pikerisht nga kryeplehra e ketij vendi, Edi Rama. Pa pastruar vendin nga Rama, plehrat e tjera do te na marrin frymen cdo dite. Se bashku ne do t’ia dalim. Shqiperia nuk mund dhe nuk do te mbetet peng i nje grushti plehrash, kriminelesh dhe hajdutesh.