Nuk fle me burrin në një krevat prej 7 vitesh dhe jam shumë e lumtur

Burri im dhe unë jetojmë së bashku prej 8 vitesh dhe 7 prej tyre i kemi bërë në dhoma të ndryshme gjumi. Jo se nuk kemi një krevat dopio dhe as fëmijë nuk kemi, thjesht na pëlqen kështu. Duket diçka e çuditshme apo jo? Për ne gjëja më e rëndësishme është të jemi të lumtur. Secili çift për mendimin tim duhet të vendosë rregullat e veta për martesën. Unë për shembull, dua t’ju tregoj pse zgjedhja që kam bërë me bashkëshortin ka disa avantazhe:

Si filloi e gjitha:

Një mëngjes, u zgjova vetëm në krevat. Isha plotësisht e sigurt që kisha rënë për të fjetur me partnerin tim. Nuk i dhashë shumë rëndësi dhe e njëjta situatë ndodhi edhe të nësermen. Më pas nuk durova dot më dhe e pyeta, ku humbe mbrëmë? Pse shkove tek dhoma tjetër?

-Nuk mund të fle me dikë tjetër. Ti lëviz shumë gjatë natës dhe unë zgjohesha sa herë që lëvizje.

-Hmm, nuk e dija që lëvizja aq shumë natën.

E njëjta gjë ndodhi natën tjetër. U zumë së bashku dhe u zgjuam veçmas. Kështu që, kuptova se duhet të flisja për këtë gjë me të.

Në bisedë e sipër, kuptuam se ishte e vështirë për ne që të flinim së bashku. Të dy dhamë argumentet tona “kundër” njëri-tjetrit dhe në fund ramë dakord që ne nuk duhet të flinim bashkë. Unë lëvizja shumë, por edhe ai gërhiste. Për më tepër, ne kuptuam që kishim orare të ndryshme gjumi. Kështu që arritëm në përfundimin se do të ishte më mirë që të flemë në dhoma gjumi të ndryshme. Që të jem plotësisht e sinqertë në fillim m’u duk diçka e çuditshme. Prindërit e mi filluan të flenë veçmas pas 25-vjetorit të tyre të martesës. Ne e vendosëm këtë gjë vetëm pas një viti bashkëjetesë.